Nesër nuk ka mësim, të gjitha shollat e Kosovës në grevë njëditore
Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 11 March 2018
Ashtu siç ka njoftuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nesër (e hënë, 12 mars) të gjitha institucionet arsimore do të jenë në grevë njëditore, pra nuk do të mbahet mësim në shkollat fillore të mesme dhe universitet, duke përjashtuar çerdhet.
Sipas komunikatës së SBASHK-ut, greva do të jetë gjithëditore dhe do të fillojë në ora 9 dhe do të vazhdojë deri në orën 12 të ditës së hënë, 12 mars 2018.
“Punëtorët arsimor të të dy ndërrimeve do të jenë bashkë në institucionet arsimore gjatë kohës së grevës dhe në mbyllje të saj do të shënohen në listat e pjesëmarrësve në grevë”.
SBASHK-i drejtoht prindërve që më 12 mars mos t’i nisin fëmijët e tyre për në shkollë sepse këtë ditë nuk ka mësim ngase është grevë njëditore.
Më poshtë ua sjellim komunikatën e plotë të SBASHK-ut:
Të nderuar kolege e kolegë në tërë institucionet arsimore të Kosovës ju informojmë se SBASHK-u nuk ka pushuar se angazhuari që përmes dialogut me Qeverinë të arrihet plotësimi i kërkesave tona dhe që Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta të marrë dritën e gjelbër dhe të shkojë në Parlament.
Do theksuar se Kryeministri Haradinaj dhe Ministri Bytyqi kanë shtuar angazhimet që kjo çështje të zgjidhet, por sipas informacioneve tona është ministri Bedri Hamza dhe Ministria e Financave që pengojnë, pa as edhe një arsye të qëndrueshme, realizimin e kësaj kërkese madhore dhe prandaj duke u bazuar në Rezolutën e Kongresit 7 të lidhur me veprimet sindikale, SBASHK-u shpall grevë njëditëshe më 12 mars në të gjitha institucionet arsimore, gjegjësisht në shkollat fillore e të mesme dhe Universitet duke përjashtuar çerdhet .
Greva do të fillojë në ora 9 dhe do të vazhdojë deri në orën 12 të ditës së hënë, 12 mars 2018.
Punëtorët arsimor të të dy ndërrimeve do të jenë bashkë në institucionet arsimore gjatë kohës së grevës dhe në mbyllje të saj do të shënohen në listat e pjesëmarrësve në grevë.
U drejtohemi prindërve që më 12 mars mos t’i nisin fëmijët e tyre për në shkollë sepse këtë ditë nuk ka mësim ngase është grevë njëditore.
Urojmë që ky veprim i radhës , gjegjësisht greva njëditore e 12 marsit të ndikojë në reflektimin pozitiv e konkret të Ministrisë së Financave, në të kundërtën pa dëshirën tonë më 13 prill do të jemi të shtyrë duke respektuar Rezolutën e Kongresit 7 të SBASHK-ut lidhur me veprimet sindikale të nisim grevën e përgjithshme e në kohë ta pacaktuar, gjegjësisht deri në realizimin e plotë të kërkesave tona.
SBASHK-u kërkon mirëkuptim nga prindërit, nxënësit dhe studentët dhe i lut ata që ta ngritin zërin dhe të kërkojnë nga Qeveria që të zbatojë sa më shpejtë obligimet për të cilat është zotuar vetë duke plotësuar kërkesat legjitime të SBASHK-ut në mënyrë që të mos ketë nevojë në të ardhmen për veprime sindikale, gjegjësisht për greva, të cilat do të ndodhin nëse Qeveria nuk reflekton.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...