Nesër nis viti i ri shkollor, interesim i lartë për blerje të librave

Autori: Gazeta inFokus
23:27 | 31 August 2023
Nxënësit e mësimdhënësit nesër u rikthehen shkollave.
Një ditë para nisjes së procesit mësimor, interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me tekste shkollore për fëmijët e tyre ishte i lartë.
“Po sot ka qenë një fluks i madh i qytetarëve që kanë qenë të interesuar për t’i blerë, gjatë tërë ditës kemi qenë shumë të angazhuar për me i shit tekstet shkollore”, thotë Arben Bajoku, menaxher i librarisë.
Mirëpo, nga Këshilli i Prindërve të Kosovës thonë se mjetet për blerjen e këtyre teksteve, prindërve në xhirollogaritë e tyre ende nuk u janë dalë.
“Për çështjen e subvencionimit, nuk e kam asnjë informacion që dikujt kanë fillua t’i bëhet subvencionimi që do të thotë askujt nuk i kanë dal. Po presim që dalin gjatë ditës për arsyeje se një deklaratë e ministres ke që do të dalin para 1shtator e i pari fillon në 12 të natës”, thotë Besnik Dragusha, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës.shkolla
Ndërkaq, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, thonë se me këtë mënyrë të veprimit nga Ministria e Arsimit, procesi mësimor do të dëmtohet shumë.
“Nga ana e MASHT-it dhe Qeverisë i duket proces i lehtë, por procesi do të komplikohet kur mijëra prindër do të shkojnë të bankomatat për t’i marr parat se kemi një pjesë të madhe të familjeve në Kosovë që janë në gjendje tepër të rënd ekonomike e tash synin siç thotë populli i kanë pikërisht në ato mjete”, thotë Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.
Ndërsa në orët e pasdites, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë përfunduar procedurat e pagesës për blerjen e librave shkollorë për 81 mijë përfitues. Ajo tha se në këtë grup hyjnë prindërit që kanë aplikuar deri më 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.
Nagavci, në një njoftim në Facebook, bëri të ditur se numri i tërësishëm i aplikimeve është mbi 115 mijë dhe se pjesa tjetër do të trajtohet me grupin e radhës, përderisa ka shtuar se janë identifikuar 75 raste me gabime nga prindërit gjatë aplikimit por ata do të njoftohen për rishikim të nevojshëm. /RTK

Të tjera
-
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të ...
-
“Do të sul*ojmë deri në agim”, Irani vazhdon ta sul*ojë Izraelin me raketa
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit të nisura sonte do të vazhdojnë deri në agim, r...
-
Pensionistët e varfër: Ku ka më shumë në Evropë
Në shumicën e vendeve evropiane, të ardhurat mesatare të personave mbi 65 vje...
-
Ambasadorja shqiptare nga Izraeli: Rrugët bosh, po jetojmë ditë dhe netë shumë të gjata
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën e tensi...
-
Nesër përpjekja e 33-të për konstituim të Kuvendit
Nesër, për herë të 33-të, deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e...
-
Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot nëpërmjet shkëmbimit t...
-
Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë
Forcat Ajrore Izraelite kanë deklaruar se kanë shkatërruar dy avionë luftarak...
-
Televizioni shtetëror iranian u thotë izraelitëve të evakuohen nëse duan të mbesin gjallë
Televizioni shtetëror i Iranit, duke cituar ushtrinë, thotë se Republika Isla...
-
“Irani i ka shitur dronë me shumicë Serbisë – Në Kosovë duhet “t’ia dijnë për nder” Izraelit për shkatërrimin e fabrikave”, Burim Ramadani për tensionet
Analisti Burim Ramadani është duke komentuar në Pressing në T7 konfliktin Ira...
-
Vetura bie nga ura në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet shoferi
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Buron...
-
Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do ta nisë vizitën zyrtare në Budap...
-
Ambasada e SHBA-së në Jordani paralajmëron rrezik nga raketa e Iranit dhe Izraelit në hapësirën ajrore
Ambasada Amerikane në Jordani të hënën i paralajmëroi përsëri amerikanët atje...