Lajme

Nesër në Qeveri diskutimi për vendosjen e lokacionit të Stadiumit Kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 03 December 2017

Me fillim nga ora 09:00, Qeveria e Kosovës fillon nesër mbledhjen e radhës.

Në pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhje është vendosja e lokacionit të Stadiumit Kombëtarë.

Në deklarimin e rendit të ditës thuhet: Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e ‘Zonës Ekonomike’ të Gllogocit, si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës (MKRS).

-Advertisement-

Përgjatë kohës së fundit në vend është trajtuar dhe debatuar shumë tema e vendimi për ndërtimin e një Stadiumi Kombëtar, ku edhe pritet të zhvillohen ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në Futboll.

Përgjatë kohës së fundit në vend është trajtuar dhe debatuar shumë tema e vendimi për ndërtimin e një Stadiumi Kombëtar, ku edhe pritet të zhvillohen ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në Futboll.

Reagimet më të mëdha u ngjallën në momentin kur u përmend Drenasi, si komunë për ndërtimin e objektit për futbollin kosovar.

Por është Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit që ka bërë të ditur se ai ndërtohet në Drenas, përfundimisht ndryshe nga qeveria e tanishme, presidenti Hashim Thaçi, mori vendim që Stadiumi i Kombëtares të ndërtohet në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera