Lajme

Nesër në ora 15:00 do të varrosen vëllezërit Arifaj që humbën jetën në aksident në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 15 October 2020

Kanë mbërritur në Kosovë trupat e pa jetë të dy vëllezërve Arifaj, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin që ndodhi  në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë.

Babai i viktimave Arif Arifaj ka dhënë detaje të përcjellës së fundit të fëmijëve tij në amshim. Ai ka thënë se kufomat kanë mbërritur sot ne mëngjes nga Gjermania, ndërkohë që varrimi i dy vëllezërve do të bëhet nesër në ora 15:00 ne varrezat e fshatit Ratish i Epërm.

Arif Arifaj ka vlerësuar koordinimin në mes të dy shteteve për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme shumë shpejt në mënyre që kufomat të arrijë shumë shpejt në vendlindje.

-Advertisement-

Me këtë rast ai ka vlerësuar përkushtimin e konsullatës kosovare që gjendet në München, e cila edhe ka bërë bartjen e kufomave, në bashkëpunim me zyrtarët e komunës së qytetit gjerman ku humbën jetën dy të rinjtë.

“I falënderojë të gjithë bashkatdhetarët në mbarë botën për ngushëllimet që kanë bërë për djemtë e mi. Këto ngushëllime do të më ndihmojnë që unë të kem më të lehtë për të vazhduar jetën”, ka thënë babai i viktimave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera