Lajme

Nesër në mëngjes ngrica dhe mjegull

Autori: Gazeta inFokus 00:03 | 11 January 2020

Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat më të theksuara paraqiten ditën e shtunë. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe mjegull të lehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Reshje shiu nuk parashihet të ketë, përpos riga të dobëta dhe të izoluara në disa pjesë të vendit, kryesisht në jug dhe juglindje.

-Advertisement-

Bazuar në këtë situatë meteorologjike ditën e premte cilësia e ajrit do të jetë në vlerat e pashëndetshme, derisa të shtunën pritet përmirësim i vogël.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera