Lajme

Nesër në Kuvend organizohet tryezë për Ligjin e Pagave

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 21 November 2021

Me organizim të grupit parlamentar të AAK-së, ditën e nesërme në orën 11:00 do të organizohet një tryezë me temë “Pagat në sektorin publik”.

Kështu është bërë e ditur nga AAK.

“Ju njoftojmë se nesër me fillim nga 11:00, me organizim të grupit parlamentar të AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, në sallën N – 506 mbahet tryeza me temë: Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projektligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”, është thënë për media nga ky subjekt.

-Advertisement-

Nga AAK kanë thënë se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet për nevojën urgjente për të miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik, “për t’ju përgjigjur nevojave dhe kërkesave të kategorive të pambrojtura të këtij sektori pas ngritjeve të çmimeve dhe jostabilitetit ekonomik”.

Pjesëmarrës në këtë tryezë përpos deputetëve do të jenë edhe përfaqësuesit e sindikatave dhe të OJQ-ve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera