Nesër në Kosovë vjen një ndihmëssekretari i NATO’s, Kurti lajmëron për vizita të reja në vend
Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 28 August 2024
Kryeministri Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë tha se Zyra e tij në pak ditë priti disa zyrtarë të nivelit të lartë, ndërsa paralajmëroi se do të vijnë edhe mysafirë të ri.
“Nesër për vizitë vjen Thomas Gofus, ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s dhe sot vjen delegacioni danez i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”, tha Kurti.
Ai tha gjithashtu se javën e ardhshme në Kosovë do të vijnë dy ministra të Jashtëm nga vende anëtare të NATO-,s por pa e zbuluar se nga cilat vende.
“Ndërkaq, javën e ardhshme do të mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy vendeve anëtare të NATO-s”, tha Kurti.
Ai përmendi se në zyrën e tij shkoi për vizitë shefi i CIA’s, si dhe një admiral i KFOR-it. Kurti tha se në këto takime ka folur edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve.
“Pas vizitës në SHBA, në harkun kohor të pak ditëve, mysafirë i kemi patur në Kryeministri shefin e CIA’s, Ëilliam Burns dhe admiralin Stuart Munsch, i cili është komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. Mbështetja e tyre është e palëkundur, bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm kurse përkushtimi i përbashkët është serioz dhe produktiv në shërbim të paqes dhe sigurisë, të cilat ecin paralelisht në sundimin e rendit dhe ligjit dhe progresit demokratik dhe ekonomik”.
“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër, për të cilat jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme dhe punët tona të shtëpisë. Si për shembull trajtimin e draftit preliminar të qëndrueshmërisë fizike të urës teksa presim raportin final e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë ashtu edhe në BE
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...