Lajme

Nesër në Kosovë shi, parashikimi i motit edhe për ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 15 May 2019

Nesër më ftohtë, me reshje lokale shiu. Në fundjavë më ngrohtë dhe intervale më të gjata me diell.

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme:

16.05 – Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu. Pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima.

-Advertisement-

17.05 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite vonë priten reshje lokale shiu me bubullima.

18.05-19.05 – Në fundjavë mot i ngrohtë. Të shtunën kryesisht me diell, pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

20.05 – Paradite intervale me diell. Ditën zhvillime të vransirave, e pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 10C, ndërsa ato maksimale nesër do të zbresin deri në 13C, e në fundjavë do të rriten deri në 23C.

Do të fryj erë mesatare nga verilindja 3-5m/s, e në fundjavë nga jugu dhe perëndimi 2-6m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet nën vlera normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera