Lajme

Nesër në grevë edhe Dogana

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 30 January 2019

Grevat në Kosovë nuk kanë të ndalur. Nesër valles së grevave të shumta do t’i bashkohen edhe doganierët e Kosovës, përcjell inFokus.

Raportohet se fillimisht greva do të jetë njëorëshe, dhe se do të bllokohen vetëm trakat e kamionëve.

Siç mësohet nëse kërkesat e Sindikatës së Doganës nuk plotësohen do të pasojë grevë e përgjithshme.

-Advertisement-

Gjatë ditës ëshë raportuar se Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm ku janë diskutuar pakënaqësitë e punonjësve sa u përket koeficienteve të pagesës së paraparë në Draft-Ligjin për Paga dhe ndryshimit të statusit të zyrtarëve doganorë në amendamentit e dt. 29.01.2019 të Ligjit mbi Zyrtarin Publik.

“Pakënaqësitë e punëtorëve janë shumë të theksuara dhe shumë shpejt do të vendoset nga delegatët cili do të jetë veprimi i mundshëm me i radikalizuar sindikal i shprehjes së këtyre pakënaqësive, i cili do të ndërmerret shumë shpejt dhe për detajet tjera të këtyre veprimeve do të ju mbajmë të njoftuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera