Nesër në Bazel marsh solidarizues me familjen e 7- vjeçarit të mbytur
Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 22 March 2019
Bazeli është i tronditur me vrasjen e 7 vjeçarit shqiptar të Kosovës, Iljas Mahmuti të enjten nga një grua 75 vjeçare, sipas të gjitha gjasave, me probleme mendore.
Të shtunën, në orën 14, do të organizohet një marsh solidariteti në qytet. “Mblidhemi dhe startojmë nga Schutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring, dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”, thuhet në eventin e krijuar në Facebook.
“Si baba, isha i tronditur me faktin dhe desha të ndihmoja”, thotë për Blick Emi Salahi, 35 vjeçar, organizator i marshit të funeralit. Ai nuk e ka njohur familjen e shtatë vjetarit, por për të ishte me rëndësi të organizonte marshin në shenjë solidariteti. “Do të ndalojmë tek vendi i krimit, do të ndezim qirinj dhe do të vendosim lule”. Megjithatë, banori i Aargaut nuk do ta marrë me vete vajzën e tij dhjetë vjeçare. “Nuk kam mundur t’i tregoj”, thotë ai.
Deri më tani, rreth 420 persona janë deklaruar për të marrë pjesë në këtë marsh, kurse mbi 1300 të tjerë janë shprehur të interesuar.
Blick raporton se sipas hetimeve të para, gruaja 75 vjeçare, që dyshohet ta ketë therur me thikë në qafë 7 vjeçarin, është me probleme mendore. Për këtë arsye, ekziston dyshimi se ajo mund edhe të mos akuzohet.
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...