Lajme

Nesër mot i nxehtë, IHMK-ja: Respektoni udhëzimet e IKSHP-së, mos dilni jashtë në këto orë

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 18 June 2022

Nesër do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që udhëzimet e IKSHP të respektohen, që nga ora 10-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit”.

-Advertisement-

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera