Lajme

Nesër, mbyllet një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 19 October 2020

Komuna e Prishtinës me një postim në Facebook ka bërë të ditur se nesër, 20 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura, shkruan Gazeta Infokus.

Nga ora 07:30 e deri në ora 18:30 do të jetë i mbyllur segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega, deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Njoftim – nesër një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” mbyllet për qarkullim Nesër, 20 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura. Prej orës 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat). Ju lusim që qarkullimin tuaj të e planifikoni bazuar në këtë informatë dhe duke shfrytëzuar rrugët alternative. Ju falemnderit paraprakisht për mirëkuptimin”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera