Lajme

Nesër mbyllet edhe një tjetër rrugë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 08 August 2024

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të enjten se në koordinim me Policinë e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e një tjetër rruge në Prishtinë.

Rruga do të mbyllet përkohësisht. Ajo do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 31.08.2024, çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00.

“Të dashur qytetarë, Pas koordinimit me Kosovo Police dhe duke marrë parasysh kërkesat e shumta nga qytetarët, njoftojmë se rruga “Fehmi Agani” (nga kryqëzimi me rrugën “Migjeni” deri te kryqëzimi me rrugën “UÇK”) do të mbyllet për qarkullim deri më datë 31.08.2024, çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00″, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

-Advertisement-

Nga ndalesa janë përjashtuar ,jetet motorike me rëndësi të veçantë, mjetet për intervenime nga institucionet kompetente (Policia, Inspektorati, automjetet emergjente) si dhe banorët e lagjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera