Lajme

Nesër marsh protestues “Stop vrasjeve – ne jemi Ermali” (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 06 May 2017

Ditën e djeshme është vrarë i riu Ermal Kamberaj, në qytetin e Mitrovicës, vrasje kjo që ka tronditur vendin, nga shqetësimi i madh pas kësaj organizohet marsh protestues me 7 maj duke filluar nga ora 13:00.

Nisja bëhet nga sheshi “Mehë Uka” duke vazhduar drejtë sheshit “Adem Jashari”, transmeton GazetaBlic.com

Organizatorët kanë parashikuar që në përfundim të lexohet edhe një reagim protestues kundër dhunës edhe vrasjeve dhe ku do kërkohet vendosja e sundimit të ligjit dhe hapa efikas në parandalimin e dhunës dhe dukurive të këtilla në qytetin tonë.

-Advertisement-

Lidhur me marshin protestues dhe rrugëtim e parashikuar për lëvizje është njoftuar edhe stacioni policor në Mitrovicë, ndërkohë që shoqëria civile fton të gjithë qytetarët, nxënësit, studentët dhe prindërit mitrovicas që të bashkohen kësaj proteste ku do të ngritët zëri kundër dhunës edhe vrasjeve.

KLIKO KETU për tjera informacione

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera