Nesër kuptohet se a është Kosova pjesë e strategjisë së BE-së
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 05 February 2018
Nesër do të publikohet strategjia e Bashkimit Evropian për zgjerimin potencial të saj.
Nëse propozimet e tanishme miratohen dhe kushtet plotësohen atëherë Serbia mund të bëhet anëtare e plotë e BE-së në vitin 2025.
Sipas propozimeve të deritanishme nga drafti i këtij dokumenti, Mali i Zi është gjithashtu në duart e Serbisë dhe kushti i nevojshëm që duhet përmbushur është sundimi i ligjit. Ndërsa në rastin e Serbisë është e nevojshme normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, shkruan ‘Blic’, transmeton lajmi.net.
Siç njoftoi ditë më parë ‘Financial Times’, plani i BE-së është që në anëtarësim të jenë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje dhe Hercegovina si dhe Kosova.
FT thekson se një ndër arsyet kryesore që Brukseli synon t’i marrë këto vende është se strategët e BE-së frikësohen se Rusia po e rrit zonën e saj të ndikimit pikërisht në zonën ku tradicionalisht ka aleatë – Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, drafti i këtij dokumenti duket se nuk është përfundimtar sepse çdo vend i Bashkimit mund të dërgojë propozimet e veta por edhe ankesat, siç bëri Spanja ditë më parë.
Sipas këtij shteti, Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit. Në njërën nga ankesat e Spanjës thuhet se Kosova mund të konsiderohet vetëm si rajon brenda Serbisë.
‘Blici’ serb shkruan se Spanja nuk e bën këtë për shkak të Serbisë por mbi të gjitha duke pasur parasysh interesat e saj, në veçanti përvojën e vitit të kaluar me Kataloninë.
Duket se marrëveshja ligjërisht e detyrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës po i afrohet realitetit duke pasur parsaysh projektstrategjinë por edhe deklaratat që janë përsëritur vazhdimisht nga zyrtarët serbë dhe evropianë në kohët e fundit.
“BE shpreson që Serbia të ketë një dokument ligjërisht të detyrueshëm me Prishtinën pas të cilit mund të bëhemi anëtar në BE”, ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Një gjë e tillë është përsëritur edhe në fund të vitit të kaluar nga presidenti i Parlamentit Evropian, Antony Tajani.
Për vendet e rajonit, Draft Strategjia për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor thotë së në vitin 2019 Shqipëria dhe Maqedonia duhet të hapin negociatat e pranimit me Brukselin dhe Bosnje Hercegovinën për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Maqedonia duhet të arrijë rezultate të prekshme në zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin.
Sa i përket Kosovës thuhet se deri në fund të vitit 2019 duhet të arrijë normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë për t’i hapur rrugën vetes drejt Evropës.
Të tjera
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...
-
Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
Partia Socialdemokrate SPD ka vendosur edhe zyrtarisht që kancelari i tanishë...
-
Aktivizohet shërbimi i verifikimit të diplomës nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut në e-Kosova
Është aktivizuar shërbimi i verifikimit të diplomës në platformën e-Kosova, p...
-
Pamje nga përlẹshja, bëhen “llom” deputetët në Kuvendin e Serbisë
Debati i deputetëve të Kuvendit të Serbisë për Propozimin e Buxhetit për viti...