Lajme

Nesër ju jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve që u vranë dje në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 26 June 2023

Dy vëllezërit Blerim dhe Haxhi Islamaj, të cilët u vranë mbrëmë në fshatin Madanaj të Gjakovës, do të varrosen nesër.

Njoftimi është dhënë nga familjarët e viktimave.

I arrestuari për vrasjen e dy vëllezërve është Gjergj Gjokaj që u kap mbrëmë në Zllakuqan të Klinës.

-Advertisement-

Një kontest pronësor dyshohet të ketë qenë arsyeja e nisjes së sherrit mes dy palëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera