Lajme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Hadërgjonajt, i cili humbi jetën tragjikisht në Deçan

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 25 February 2023

Bilall Hadërgjonaj ka humbur jetën tragjikisht sot si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik në në fshatin Rastavicë të Deçanit.Ai nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Sipas njoftimit të familjes, familjarë, miq e të afërm të mblidhen nesër për t’i dhënë lamtumirën e fundit 62-vjeçarit.Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Pobergjë, ndërsa funerali do të niset nga shtëpia e të ndjerit.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Organizatat e Dala nga lufta, organizon mbledhje komemorative në sallën e Kuvendit Komunal në orën 12:00.Për vdekjen e Hadërgjonajt kanë reaguar shumë figura publike, përfshirë kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe ish-kryetari, Rasim Selmanaj.

-Advertisement-

Hadergjonaj ka qenë kandidat i VV-së në zgjedhjet për kryetar të komunës së Deçanit në vitin 2013.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera