Lajme

Nesër homazhe për të rënët e Masakrës së Studimes

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 01 May 2021

Pandemia është bërë shkak që nesër do të ketë vetëm homazhe, pa ndonjë akademi përkujtimore për përvjetorin e Masakrës së Studimes.

Me rastin e 22 vjetorit të një prej masakrave më të mëdha që forcat serbe bënë në Kosovë, duke vrarë 109 shqiptarë për një orë e gjysmë në fshatin Studime të Vushtrrisë, nesër me 2 maj për shkak të gjendjes me Pandeminë Covid 19, mbahen veç homazhe për të rënët.

“Homazhet bëhen të dielen me 2 maj në ora 10:30 në Varrezat e Martirëvë në fshatin Studime të Vushtrrisë” njofton komuna e Vushtrrisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera