Lajme

Nesër fillon mësimi, klasat me distancë mes nxënësve

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 26 September 2021

Gjatë të hënës pritet të nis viti i ri shkollorë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Në Shkollën Fillore të Mesme e të Ulët “Dardania” në kryeqytet, tashmë sipas zëvendës drejtorit, Nehar Shasivari, kanë bërë gjitha përgatitjet për një nisje të mbar.

Sipas Shasivarit, edhe mësimdhënësit janë gati. “Të gjithë mësimdhënësit janë të vaksinuar” tha ai.

-Advertisement-

Se një proces të tillë e kanë bërë tashmë mësimdhënësit, e thonë edhe në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit.

“Të dhënat tona tregojnë se 93% e mësimdhënësve kanë së paku një dozë të vaksinës”, tha Ymer Ymeri, nënkryetar i SBASHK-ut.

Nisja e procesit mësimor pas gati një muaj të humbur, ka gëzuar shkollarët/

Kurse, nxënësit do të jenë të ndarë në dy grupe me ka 20 të tillë. Ndërsa, një orë mësimore do të zgjas 30 minuta.

Fillimit të mëzimit me prezencë fizike, iu gëzuan edhe prindërit.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka paralajmëruar se vazhdimisht do të bëhen testime të nxënësve dhe mësimdhënësve për koronavirus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera