Nesër fillon festivali i monodramës ‘MonoAkt’ në Pejë
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 15 June 2017
Këtë vit ky festival shënon edicionin e nëntë, dhe kësaj radhe vjen me shfaqje të shumta nga vende të ndryshme. Në konferencën e mbajtur sot në Teatrin Dodona, drejtori i festivalit Mentor Zymberaj shpalosi programin e festivalit dhe të veçantat e këtij edicioni, shkruan KultPlus.com
Gjithçka filloi 10 vite më parë kur monodramat “Kronisti i të vrarëve” dhe “Andrra e fundit” arritën suksese të mëdha ndërkombëtare.
Çmimin “UNESCO” që fitoi monodrama ”Andrra e Fundit” bëri që në Kosovë të krijohet Festivali i Monodramës MonoAkt.
Këtë vit ky festival shënon edicionin e nëntë, andaj kësaj radhe ky festival vjen me shfaqje të shumta nga vende të ndryshme.
Gjashtë shfaqjet kryesore që do të marrin pjesë në këtë festival janë: “Mbretëresha e Bosnjës” nga Bosnja, “Loja e Pafund” nga Kosova, “BOBOQKA”nga Kroacia, “Fëmija i egër në qyete” nga SHBA, dhe monodrama nga Polonia,“Nga Përpara dhe nga prapa”.
Sipas drejtorit të festivalit Mentor Zymberaj, “Monoakt” është mundësi e mirë që artistët ndërkombëtar të krijojnë një imazh të mirë për vendin tonë.
“Qëllimi ynë ka qenë të sjellim monodrama më të realizuara dhe më të suksesshme të niveleve ndërkombëtare. Ne ia kemi arrit qëllimit dhe vërtet jemi të kënaqur me një konkurrencë të jashtëzakonshme që kemi me konkurrentët ndërkombëtar”, tha Zymberaj duke shtuar se deri më tani në këtë festival kanë marr pjesë pothuajse 50 shtete. Ai shpreson që viteve në vijim të mund të përfshijnë edhe shtete të tjera të cilat deri më tani nuk kanë marr pjesë në festivalin e monodramës “Monoakt”.
Përveç garës mes konkurrentëve në monodramë, do të ketë edhe garë në monostrip si dhe vizita në vendet më turistike në Kosovë. Në kategorinë e monostripit do të garojnë 10 interpretues nga Kosova.
Festivali “MonoAkt” do të hapet nesër me shfaqjen mysafire “Anonimi i Venedikut” dhe do të zgjasë 4 ditë radhazi./KultPlus.com
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...