Fokus

Nesër dalin para gjykatës 11 të arrestuarit e rastit “Subvencioni 2021”

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 25 February 2021

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 11 të arrestuarve të aksionit policor që u zhvillua të mërkurën në disa lokacione.

11 të arrestuarit do të dalin nesër para gjykatës, por ende nuk dihet ora e saktë.

Lajmin për Gazeta inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Është vendosur që nesër paradite të mbahet seanca. Gjyqtar do të jetë Naser Foniqi”.

Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Prishtinë, bastisje u bënë edhe në komunën e Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta inFokus/

Të tjera