Lajme

Nesër bëhet varrimi i veteranit të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 01 May 2021

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Valdet Berisha pas një sëmundje të shkurtër, shkruan Gazeta inFokus.

Berisha ishte gazetar ku ka punuar disa vite në Televizionin e Dukagjinit, si dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

Varrimi i të ndjerit bëhet të dielën, në orën 13:00.

-Advertisement-

“Familjarët kanë njoftuar se varrimi i Valdet Berishës, do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Gjurgjevik i Madh në ora 13:00”, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.

Berisha ndër të tjera njihet si njëri nga organizatorët e ngjarjeve kulturore e manifestimeve në Komunën e Klinës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera