Lajme

Nesër bëhen pesë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Tomë Gashi paralajmëron arrestime

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 04 November 2021

Ditën e nesërme bëhen pesë vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Ai vdiq në rrethana të panjohura gjersa ishte në paraburgim, shkruan Gazeta Infokus.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka paralajmëruar që nesër pritet të bëhen arrestime për këtë rast nga ana e Prokurorisë.

-Advertisement-

“PROKURORIA TË PËRGATITET PËR ARRESTIME

Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e Astrit Deharit

Nesër bëhen 5 vite nga shtytja në vrasje të Astrit Deharit

Nesër bëhen 5 vite që urdhërdhënësit e vrasjes së Astrit  Deharit qëllimisht nuk janë identifikuar nga Prokuroria

Nesër bëhen 5 vite nga tentimi i fshehjes së vrasjes së Astrit Deharit

Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e aktivistit të LËVIZJES VETËVENDOSJE  Astrit Dehari, nga i cili tentuan që të marrin deklarata vetëfajësuese në tentim për ta inkriminuar Albin Kurtin dhe LËVIZJEN VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera