Nesër 1 vit nga vrasja e Afrim Bunjakut në Banjskë, vëllai i tij rrëfen për herë të parë telefonatën e fundit me të
Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 23 September 2024
Nesër, më 24 shtator 2024, bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Vëllai i Afrim Bunjaku, Muj Binjaku rrëfeu i prekur telefonatën e fundit me të vëllain dhe momentin kur mori vesh se kishte ndërruar jetë.
“Ishte një rast i rëndë, humbëm njeriun më të mirë, por jemi krenar që kishim vëlla Afrimin. Jemi shumë krenar që falë Zotit dhe popullit shqiptar, po na mban shumë. Unë ndodhem aktualisht në Kosovë, edhe familja e vëllait jetojnë në Kosovë”, u shpreh Muj Bunjaku në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live” në Top Channel.
Teksa u pyet se si e mori vesh lajmin e hidhur për të vëllain, ai u përgjigj duke thënë se “Ishte mëngjesi i datës 24 shtator, ora 05:30, kur më ka marrë në telefon djali i xhaxhait që jeton në Gjermani dhe më ka thënë që ‘kanë plagosur rëndë Afrimin’. Ishte shumë rast i rëndë. Mirëpo përkrahja ishte shumë e madhe nga shqiptarët kudo, i falënderoj se përkrahja ishte shumë e madhe, nga do anë.”, tha ai.
Jeta… është e vështirë t’i kthehesh normalitetit, është rast i rëndë. Afrimi nuk ishte vetëm i yni, por i të gjithë shqiptarëve.
Nesër bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta e Afrimit. Do të ketë homazhe në varreza dhe tubim në Prishtinë. Ishalla vjen drejtësia në vend, autorët të dorëzohen para drejtësisë.
Kam qenë shumë i lidhur e Afrimin, vetëm një vëlla kam pasur. Telefonata e fundit ka qenë një ditë përpara, kemi qenë shumë të lidhur. E ka marrë në tel i ka thënë ‘mos të zgjova nga gjumi?’. “Jo, jo”, mu përgjigj. I kam thënë që situata s’ka qenë e mirë dhe të ruhet, dhe ka thënë “s’kanë ku shkelin në tokën time, është e imja. Ishalla qoftë rasti i fundit ky i vëllait tim”, ka thënë ai ndër të tjerash.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...