Lajme

Nesër -1 gradë, ky është parashikimi i motit

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 04 December 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diele.

Sipas IHK-së të dielen temeraturat minimale do të sillen mes -1 e 0 gradë Celsius, kurse maksimalet mes 8 e 9 gradë, shkruan Gazeta Infokus.

“Dita e diele do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. Java tjetër parashihet me kushte tjera meteorologjike!”, thuhet në njoftim.

Të tjera