Lajme

Nëse vini nga këto shtete drejt Kosovës, nevojitet rezultati i testit PCR ose izoloheni për 7 ditë

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 17 November 2020

Që nga muaji mars, Kosova po përballet me situatën e krijuar si pasojë e virusit COVID-19.

Pandemia jo vetëm që ndikoi në shëndetësinë kosovare, por gjithashtu prekur edhe sektorët e tjerë.

Madje gjatë këtij viti u ndryshuan edhe mënyra te funksionimit të hyrje-daljeve nëpër pikat kufitare.

Por e gjithë kjo po ndryshohet varësisht nga situata në të cilën gjendet vendet e huaja sa i përket përhapjes së këtij virusi.

Shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksenburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria.

Kësisoj të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në këto shtete, për të hyrë në Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negative, jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të vetizolohen për shtatë ditë, transmeton lajmi.net.

Kësisoj varësisht nëse hyrja në Kosovë bëhet përmes kufijve tokësorë apo ajror, testi PCR është i nevojshëm nga shtetet me rrezik të lartë të koronavirusit.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 ka arritur në 30 mijë e 495 raste, teksa të dyshuar për këtë virus deri më sot ishin 122 mijë e 377 qytetarë.

Si pasojë e infektimit me këtë virus humbën jetën 849 persona. Numri i rasteve aktive me COVID-19 anembanë vendit është 11 mijë e 768.

Të tjera