Auto&Tech

Nëse vetura e juaj është më e vjetër se ky vit, jeni të rrezikuar në trafik [VIDEO]

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 15 May 2017

Veturat moderne, edhe pse të ndërtuara nga materiale më të lehta se hekuri dhe çeliku, ato janë shumë më të sigurta se veturat e ndërtuara me materiale të forta dhe të rënda si hekuri.

Agjencia Australiane Për Sigurinë Rrugore (ANCAP), ka kryer disa testime të aksidenteve të veturave të prodhuara para vitit 2000 me ato të prodhuara pas këtij viti, transmeton Express. Njëri nga këto teste është ai i një Toyota Corolla të vitit 1998 kundër një Toyota Corolla të vitit 2016.

Kjo përplasje është realizuar në shpejtësi 64 km/h dhe rezultatet kanë treguar dallimin e madh në siguri sa i përket veturave të reja në krahasim me ato të prodhuara para vitit 2000.

-Advertisement-

Vetura e vjetër është shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa vetura e re i ka mbijetuar këtij aksidenti me dëmtime minimale pa rrezikuar jetën e pasagjerëve.


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera