Nëse telefoni juaj Android nxehet dhe punon ngadalë, mund të jetë viktimë e mihësve të kriptovaluave
Autori: Gazeta inFokus
07:04 | 03 September 2018
Nëse telefoni juaj Android është duke punuar ngadalë, shpenzon baterinë shumë shpejtë ose është duke u tejnxehur shpesh, atëherë mund të jetë i hakuar nga ndonjë mihës i kriptovalutave.
Këta mund të jenë persona të cilët gjejnë mënyra nga më të ndryshme për fituar një bitcoin, ose njërën nga shumë valutat tjera virtuale, transmeton Koha.net. Për të arritur fitimin e kriptovalutave në këtë mënyrë, kërkohet fuqi e madhe e procesimit, më shumë se ajo që ofrohet nga një smartfon i vetëm.
Kështu, virusi më i fundit përfshinë kontrollimin e shumë smartfonëve Android nga mihësit e kriptovalutave, duke e lidhur procesin e tyre fuqisë. Mihësit, këtë e arrijnë kur përdoruesit instalojnë ndonjë aplikacion që ka edhe virusin në vete.
Hulumtuesit e kompanisë së sigurimit e teknologjisë informative, ESET, kanë zbuluar se ‘Bug Swasher’, një lojë e shkarkuar nga Google Play Store mes 1 milion dhe 5 milionë herë, ishte mihës i kriptovalutave pa dijeninë e atyre që e kanë instaluar këtë lojë në telefonat e tyre.
Në muajin korrik, gjiganti i kërkimit pati njoftuar se është duke ndaluar të gjitha aplikacionet për mihje të kriptovalutave nga Play Store, por Google fatkeqësisht nuk e di me saktësi se cilat aplikacione janë “Kali i Trojës” për mihësit.
Për shkak të kërkesës së fuqisë së procesimit për mihje, telefoni i hakuar mund të përfundojë me baterinë e fryrë, madje edhe mund të dëmtohet përgjithmonë, përcjell Koha.net.
Për mbrojtje nga këta hakerë, eksperti i mashtrimeve Laurent Petroque thotë se përdoruesit Android duhet të sigurohet se kanë të instaluar versionin më të fundit të sistemit të tyre operativ në telefonat e tyre, të aktivizojnë një program anti-virus dhe të mos instalojnë asnjëherë aplikacionet nga burimet jozyrtare.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...































