Shëndetësi

Nëse shkoni në këtë qytet, kini parasysh se mbi 30% e njerëzve i kanë buzët e fryra me injeksion (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 05 September 2017

Kirurgjia plastike është përhapur shumë kohët e fundit.

Shumë vajza, por edhe djemtë nuk mbeten mbrapa, zgjedhin të përmirësojnë pamjen e tyre të jashtme përmes ndërhyrjeve plastike. Në këtë formë kanë më shumë besim në vetvete që i bëjnë të ndihen më mirë teksa janë të rrethuar nga njerëzit.

Një tjetër kategori e operacioneve plastike janë edhe rastet si psh: zmadhimi i buzëve, i gjoksit apo i të pasmeve. Kur përmendim këto të fundit personi i parë që na vjen ndërmend është Kim Kardashian ose edhe motra e saj e vogël Kylie Jenner. Le t’i harrojmë për një moment ato.

-Advertisement-

E dini cili është vendi ku operacioni plastik, kryesisht fryrja e buzëve është më i kërkuar? Nuk është as LA apo Nju York, por Phoenix, kryeqyteti i Arizonës.

Një rezultat vërtetë befasues dhe studiuesit nuk e kanë zbuluar ende arsye përse njerëzit më qytetin e shkretëtirës shfaqin kaq shumë interes për ndërhyrjet plastike.

Më shumë se 30% e banorëve të Arizonës ishin më të interesuar për injeksionet e buzëve, megjithëse LA dhe San Diego nuk ishin shumë prapa (29.8% dhe 26.3% respektivisht). “RealSelf” gjithashtu publikoi të dhëna që përfshijnë procedurat e tjera të kirurgjisë plastike ku kanë dalë disa rezultate të habitshme.

Banorët e Miçiganit nuk pranonin në asnjë mënyrë operacionet plastike, duke treguar diversitetin që kanë amerikanët në përcaktimin e asaj ç’ka është e bukur.

Sigurisht këto shifra nuk janë një tregues totalisht i saktë, pasi gjithmonë ka përjashtime, por janë një pasqyrim i përgjithshëm i mendësisë së popujve.

Duket sikur rritja e procedurave të kirurgjisë plastike po përhapet kudo me një shpejtësi të madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera