Lajme

“Nëse shfuqizohet ligji për pjesëmarrje në luftërat e huaja, duhet të lirohen të dënuarit që luftuan në Siri”

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 02 March 2022

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të promovojë idenë që qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftëra të huaja, shkruan Gazeta Infokus.

Miftaraj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nëse lejohen qytetarët për të marrë pjesë në luftëra të huaja duhet të lirohen të gjithë personat e dënuar për pjesëmarrje në luftërat në Siri apo shtete të tjera.

“Debati për të lejuar shtetasit e Republikës së Kosovës për të luftuar në Ukrainë, duhet të ketë parasysh se nëse Kuvendi i Kosovës shfuqizon ligjin përmes të cilit pjesëmarrja në luftëra të huaja nuk konsiderohet si vepër penale, në të njëjtën kohë duhet të lirohen të gjithë ata shtetas të Kosovës që janë dënuar për pjesëmarrjen në luftëra në Siri apo shtete tjera, përfshirë duhet të pushojnë procedurat penale për rastet që janë në procedura”, ka shkruar Miftaraj.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera