Lajme

Nëse Serbia ka të drejtë për KFOR, a thua Kosova a ka drejtë të kërkojë nga KFOR siguri?

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 18 December 2022

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka pyetur se a ka të drejtë Kosova të kërkojë siguri nga KFOR, derisa Serbia po e bën këtë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se pasi Serbia i ka bërë kërkesë KFOR-it për kthimin e trupave në Kosovë, Kosova ka të drejtë t’i kërkojë KFOR-it që ta largojë ushtrinë e Serbisë 5 kilometra nga kufiri me Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Nëse Serbia ka të drejtë t’i kërkojë KFOR-it t’i sjellë në Kosovë personel deri në 1 mijë veta, Kosova ka të drejtë t’i kërkojë KFOR-it që ta largojë ushtrinë e Serbisë 5 kilometra nga kufiri me Kosovën. Kjo 5 kilometra quhet ‘Zona Tokësore e Sigurisë’.

Zona e Sigurisë Tokësore (ZST) ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përcaktuar me Marrëveshjen Teknike Ushtarake të nënshkruar me 9 qershor 1999 në Kumanovë ndërmjet KFOR-it dhe Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), pas bombardimeve të NATO.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera