Lifestyle

Nëse rrëqetheni kur dëgjoni muzikë, keni tru të veçantë

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 13 October 2017

A keni pasur ndonjëherë ndjenjën që kur dëgjoni një këngë të mrekullueshme, i bën flokët dhe krahun tuaj të rrëqethet?

Matthew Sachs ka bërë një studim vitin e kaluar për të parë se të ndjeshëm janë njerëzit kur dëgjojnë muzikë dhe për të gjetur arsyen e kësaj.
Në studim kanë marrë pjesë 20 persona dhe ai ka gjetur se ata persona që ishin në gjendje të menaxhojnë anën e tyre emocionale dhe fizike ndaj muzikës, kanë struktura të ndryshme të trurit në krahasim me ata që nuk menaxhojnë emocionet e tyre. Hulumtimi tregoi se ata kanë tendencë të kenë një vëllim më të dendur të indeve që lidhin korteksin e tyre auditor dhe zonat që përpunojnë emocionet, që nënkupton se të dy ato mund të komunikojnë më mirë së bashku. Kjo nënkupton se nëse ju relaksoheni me muzikë, atëherë është e mundshme që të keni emocione më të fuqishme dhe më intensive. Këto sensacione mund të ndërlidhen me memorien e lidhur me një këngë të caktuar.
Studimi është vetëm një pjesë e vogël e punës së Sachs për të zbuluar aktivitetet e trurit gjatë dëgjimit të këngëve, të cilat shkaktojnë reagime të veçanta. Ai shpreson të mësojë se çfarë i shkakton këto reagime neurologjike, për t’i vendosur në funksion të trajtimit për personat me çrregullime psikologjike si rezultat i depresionit. Zbulimet e Sach janë publikuar në Oxford Academic.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera