Lifestyle

Nëse partneri ju ka tradhtuar një herë, do t’ju tradhtojë gjithmonë

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 04 September 2017

Në një pikë në jetën tonë, sado pak që të ketë qenë, shumica prej nesh kemi mashtruar në njëfarë mënyre.

Ndoshta ishte një test në shkollë fillore. Ndoshta ishte kopjimi i detyrave të shtëpisë nga shoku ynë i ngushtë.

Mund të ketë qenë edhe ndonjë provim. Ose ndoshta keni qenë edhe një partner i pabesë.

-Advertisement-

Nëse këto gjëra ju duken të njohura (sepse ndoshta i keni harruar gabimet që i keni bërë) atëherë ka një arsye shkencore pse jeni mashtrues, transmeton Gazeta Express.

Një herë mashtrues, gjithmonë mashtrues?

Kjo shprehje është shprehje shumë e njohur. Domethënia e saj është se, nëse keni mashtruar një herë, do të mashtroni gjithmonë, vazhdimisht.

Në aspektin shkencor, kjo njihet si “amnezi jo-etike” dhe sipas hulumtuesve Maryam Kouchak dhe Francesca Gino, është fenomeni i cili bën që ne, gjatë kohës, ta distancojmë veten nga sjellja jonë e keqe.

Revista shkencore ‘Arkivat e Sjelljes Seksuale’ ka publikuar një studim të ri në të cilin morën pjesë 484 pjesëmarrës të përfshirë në marrëdhënie romantike.

Hulumtuesit iu kërkuan pjesëmarrësve që të raportonin për ndonjë marrëdhënie seksuale jashtë marrëdhënies së tyre dhe nëse dyshojnë se partneri e ka bërë të njëjtën.

Rezultatet treguan qartë se njerëzit të cilët kishin ‘luajtur’ në të kaluarën, kishin tre herë më shumë gjasa që të tradhtojnë përsëri kur u krahasuan me ata që kishin qenë besnik.

Studimi gjithashtu nxori në pah se përderisa i harrojmë gjërat e këqija që ne i kemi bërë, ne jemi në gjendje që lehtë t’i kujtojmë të këqijat e të tjerëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera