Nëse partitë politike nuk e bëjnë këtë, shkohet sërish në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus
09:45 | 14 Qershor 2017
Rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit, vë në pikëpyetje themelimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës, parashikojnë njohësit e zhvillime politike.
Sipas tyre, rezultati e bën të domosdoshëm lidhjen e koalicioneve të reja paszgjedhore, në mënyrë që Kosova të mos futet në një ngërç të ri politik. Po ashtu, analistët nuk e përjashtojnë as mundësinë që Kosova të shkojë nga zgjedhjet në zgjedhje, nëse nuk formohet Qeveria e re.
Politologu Ramush Tahiri, tha për Radion Evropa e Lirë se pas rezultateve preliminare, është e vështirë të mendohet se formimi i Qeverisë së re do të ndodh shpejt, pasi që asnjë nga koalicionet apo partitë politike nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë.
Pas publikimit të të gjitha rezultateve, Tahiri thotë se mund të ketë krizë politike, por sipas tij, ajo që nuk duhet të ndodhë është që Kosova të mos e rrezikojë partneritetin e saj me miqtë ndërkombëtarë.
“Kosova obligimet që i ka marrë nuk mund t’i ri negociojë dhe riformulojë pa marrë parasysh kush vjen në Qeveri. Mund të jetë Qeveri e gjerë, mund të jetë Qeveri teknike, mund të jetë Qeveri gjithëpërfshirëse në rastin më të mirë, ose mund të jetë Qeveri e koalicionit ideologjik, por asnjë nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe obligimet ndërkombëtare, nuk mund të vihen në dyshim”, tha Tahiri.
Për formimin e Qeverisë së Kosovës, janë të domosdoshme të paktën 61 vota në Kuvend.
Imer Mushkolaj, mendon se lidhja e koalicioneve paszgjedhore mbetet e pashmangshme nëse synohet të evitohen zgjedhjet e reja.
Sipas tij, nëse koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, nuk i ka votat për Qeverinë e re, do të duhet të ishte një mundësi tjetër që mandati t’i kalohej subjektit të dytë.
“Nëse koalicioni rreth PAN-it, si fitues i zgjedhjeve nuk mund ta krijojë Qeverinë dhe nuk do t’i ketë numrat për Qeveri, atëherë mbetet siç e dimë tashmë edhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të viti 2014, në diskrecionin e Presidentit, që të vendos nëse kjo mundësi do t’i ofrohet grupit më të madh parlamentar, që mund të jetë një grup tjetër dhe jo ai rreth Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Mushkolaj.
Mushkolaj mendon se një koalicion me një shumicë të thjeshtë nuk i duhet vendit pasi që sipas tij, Kosova dhe institucionet e saj para vetes kanë shumë çështje të rëndësishme, për të cilat duhen dy të tretat e votave të deputetëve, apo 80 vota.
Edhe Ramush Tahiri thotë se aktualisht nevojitet një koalicion i numrave dhe i grupimeve, në mënyrë që të krijohet Qeveria e re.
“Në periudhën e ardhshme, liderët politikë dhe subjektet politike do të bisedojnë me njëri-tjetrin për modalitetet. Modalitetet janë në dy drejtime; drejtimi i parë është ndarja e funksioneve në Qeveri të ministrave dhe zëvendësministrave dhe modalitetit i dytë është harmonizimi i programit qeverisës”, tha Tahiri.
Nëse përqindjet e votave të fituara kthehen në ulëse të Kuvendit, përbërja e re e legjislativit do të dukej afërsisht me 39 apo 40 deputetë të koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma.
Pastaj, me 31 apo 32 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurse koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës me 29 ulëse.
Ndërkaq, komunitetet mbeten në kuotat e njëjta, serbët marrin 10 ulëse dhe pakicat tjera po ashtu 10 vende të garantuara.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 11 qershor, që në to, sipas KQZ-së morën pjesë pak më shumë se 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































