Lajme

Nëse Pacolli merr post qeveritar, vendin ia zë një deputet i LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 05 September 2017

Në bazë të marrëveshjes me koalicionin PAN, Aleanca Kosova e Re pritet t’i ketë pesë ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit të parë.

Dhe, nëse kryetari i kësaj partie Behgjet Pacolli merr ndonjë pozitë qeveritare atëherë ai duhet edhe ta lë postin e deputetit.

Njëjtë është edhe për deputetët tjerë që lënë pozitën e deputetit për pozita tjera qeveritare.

-Advertisement-

Nëse Pacolli merr pozitën e zëvendëskryeministrit apo edhe të ministrit të Punëve të Jashtme ashtu siç edhe është përfolur nëpër media, atëherë vendin e tij do ta zë deputeti tjetër i cili është në listë të pritjes.

Por vendin e Pacollit nuk do të mund ta zë ndonjë kandidat i AKR-së pasi që kjo parti në zgjedhje ka garuar bashkë me LDK-në dhe Alternativën në një listë të përbashkët zgjedhore.

Në vend të Pacollit, i pari që është në listën e pritjes është Imet Rrahmani nga LDK-ja.

Rrahmani, ministër në detyrë i Shëndetësisë ka marr 7272 vota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera