Lajme

Nëse nuk i nuhasni këto dy gjëra, mund të jeni prekur nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 17 October 2020

Humbja e nuhatjes mund të jetë një shenjë se jeni të infektuar me COVID-19. Në një artikull të kohëve të fundit, The New York Times raportoi se deri në 87% e pacientëve e përjetojnë këtë simptomë befasuese. Ndërkohë sipas Vanderbilt University Medical Center, në afërsisht 25% të njerëzve të diagnostikuar me koronavirus, humbja e nuhatjes është shenja e parë dhe e vetmja e virusit.

Duke ditur se kjo simptomë – e njohur në mjekësi si anosmi – mund të shërbejë si tregues i rëndësishëm për virusin, u krye një studim për të gjetur erëra të veçanta mund të shërbejnë si provë që keni Covid-19.

Për shkak se studimi filloi në Indi, studiuesit zgjodhën pesë aroma që gjenden shpesh në familjet indiane.

-Advertisement-

Ata zbuluan se njerëzit që kishin vështirësi të nuhatnin mente dhe vaj kokosi kishin më shumë të ngjarë që më vonë të rezultonin pozitivë me koronavirus.

Në total, ekipi hulumtues shqyrtoi 25 aroma dhe zgjodhi pesë për t’i përdorur për eksperimentin, aroma të cilat pjesëmarrësit i përdornin më tepër: vaj kokosi, kardamom, kopër, mente dhe hudhër.

Në mënyrë të ngjashme, numri më i madh i pacientëve nuk ishin në gjendje të nuhatnin plotësisht vajin e kokosit dhe aromën e gjetheve të mentes.

Pse humbja e nuhatjes dhe shijimit është vënë re te të infektuarit me COVID-19?

Kjo ndodh sepse njerëzit me infeksione të sipërme të frymëmarrjes zakonisht kanë bllokim të hundëve dhe simptoma të ngjashme të cilat bllokojnë aftësitë për të ndjerë aromat dhe për të shijuar. Mendohet që arsyeja kryesore pse Covid-19 shkakton humbje të nuhatjes është se ka një reagim inflamator brenda hundës që sjell humbje të neuroneve të nuhatjes. Çdo gjë që irriton së brendshmi hundën tuaj dhe aparatin e frymëmarrjes mund të ndikojë te shqisa.

Kjo përfshin: ftohje e zakonshme, infeksionet e sinuseve, alergjitë, tështitjet, bllokimet, gripin dhe Covid-19. Zakonisht shqisat normalizohen, por nëse nuk kthehen në gjendjen e mëparshme pas disa javëve, kontaktoni me mjekun.

Megjithatë humbja e nuhatjes dhe shijimit nuk është shenjë vetëm e Covid-19. Në këtë artikull mund të lexoni për të gjithë faktorët, nga mosha, duhani te kanceri, të cilët mund të shkaktojnë humbje të nuhatjes dhe shijimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera