Nëse ndryshon ligji për FSK-në, rishikohet angazhimi i NATO-s në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 18 October 2018
Kuvendi i Kosovës do të procedojë ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, por pa ia ndryshuar asaj emërtimin. Ky ndryshim mund ta detyrojë NATO-n të rishikojë angazhimin e vet në Kosovë.
“U përket autoriteteve të Kosovës që të vendosin për ndryshimet në mandatin dhe strukturën e FSK-së. NATO përkrah FSK-në nën mandatin aktual. Nëse mandati ndryshon Këshilli i Atlantikut Verior do të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë”, deklaron një zyrtar i NATO-s i pyetur nga Deutche Welle.
Në pyetjen se cilat mund të jenë këto ndryshime, organizata më e fuqishme botërore shpjegoi se ato nuk mund të parashikohen tani. “Ne nuk mund të parashohim vendimet e Këshillit të Atlantikut Verior”, dekalron zyrtari.
Këshilli i Atlantikut Verior është forumi më i lartë vendimmarrës i Aleancës së Atlantikut Verior e krijuar qysh në vitin 1949 dhe “vendimet e këtij këshilli janë shprehje e vullnetit kolektiv i të gjithë vendeve anëtare të aleancës, pasi vendimet bëhen në bazë të unanimitetit dhe pajtimit të përbashkët”, shkruhet në nenin IX e Traktatit të Atlantikut.Transformimi i FSK-së në ushtri ka qenë një çështje e debatuar në radhët e institucioneve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi kjo e fundit ka kërkuar që këto ndryshime të bëhen në nivelin e Kushtetutës së Kosovës, gjë për të cilën kërkohet edhe aprovimi i pakicave duke përfshirë edhe Grupin Parlamentar (GP)Lista Serbe.
Për shkak të kundërshtimit të GP Lista Serbe ndryshimet kushtetuese kanë qenë të pamundura. Kështu të enjten (18.10) do të vendosen në votim tre ligje, që kanë të bëjnë me FSK-në.
Më herët gjatë një vizite në Prishtinë, komandanti Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, James Foggo, pati thënë: “Aleanca e NATO-s dhe Këshilli i Atlantikut Verior ishin këtu para disa muajsh dhe ata e bënë shumë të qartë se për NATO-n, nëse bëhet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, kjo duhet të realizohet pas ndryshimeve kushtetuese”, pati thënë gjenerali Fogo.
Rishtazi edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe krye-parlamentari Kadri Veseli kanë thënë se ata e kanë përkrahjen e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së për këtë transformim.
“Kosova e ka përkrahjen e Amerikës për Ushtrinë e Kosovës. Kjo është konfirmuar nga sekretari i Mbrojtjes James Mattis. E kemi bekimin e Amerikës për Ushtrinë”, është shprehur Haradinaj, duke përsëritur se “kjo do t’i kontribuojë paqes në rajon”.
Nga ana tjetër Serbia zyrtare dhe deputetët e Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, pati deklaruar se “në Kosovë mund të ketë vetëm një forcë të armatosur, e ato janë forcat paqeruajtëse të KFOR-it, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ndryshon vendimin e tij kështu do të jetë edhe për Serbinë”, citojnë mediet në Serbi, ministrin serb të Mbrojtjes.
Të tjera
-
Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar kërk...
-
Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka zh...
-
Konjufca: Qeveria s’ka aryse të japë dorëheqje
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë...
-
Bislimi pret në takim përfaqësuesit e BB, kërkon mbështetje për Kosovën
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bisli...
-
Votimi në 4 komunat veriore – Hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë...
-
Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ...
-
Inovacioni shkencor dhe teknologjik i Kinës forcohet vazhdimisht
Në vitin e parë të komercializimit të teknologjisë 5G-A, kompanitë kineze jan...
-
“Hajde zhvendosemi” – Pyetja për dinarin e bën Besnik Bislimin të ikë prej gazetarëve
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media ...
-
Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Ga...
-
Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqi...
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...