Sport

Nëse ndodh kjo, Montella shkarkohet nga Milan

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 26 September 2017
Në rast se humb këto duele, Vincenzo Montella do të shkarkohet nga posti i trajnerit
Vincenzo Montella rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit në Milan.

“Rossonerët” janë mposhtur në dy prej gjashtë xhirove të para në Serie A. Dhe, Montella rrezikon të mbetet pa detyrën e trajnerit nëse dështon edhe në dy takimet e ardhshme.

Milanin dhe Montellan e pret një orar i vështirë në dy takimet e ardhshme ndaj Romës dhe Interit.

Në rast se humb këto duele, Montella do të shkarkohet nga posti i trajnerit, shkruan “Gazzetta dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

-Advertisement-

Montella fajësohet që nuk ka arritur ta shndërrojë Milanin në konkurrent për kreun e tabelës në Serie A edhe pas shpenzimit të mbi 200 milionë eurosh në përforcime gjatë afatit kalimtar të verës.

Kandidatë për pasardhës të tij janë: Antonio Conte, Carlo Ancelotti, Paulo Sousa, Walter Mazzarri dhe Thomas Tuchel. /Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera