Sport

Nëse largohet Coutinho, Liverpooli do të përfshijë në marrëveshje këtë lojtar të Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 07 August 2017

Liverpooli do të tentojë të nënshkruajë me Gomesin nëse e humb Coutinhon.

Nëse Philippe Coutinho transferohet në Barcelonë, Liverpooli do të tentojë të nënshkruajë me Andre Gomesin si zëvendësues të brazilianit, kështu raporton “Mundo Deportivo”, transmeton Gazeta Express.

Coutinho ka qenë cak i Barcelonës që një kohë, aq më shumë tani pas largimit të Neymar, i cili u transferua te Paris Saint Germain për 222 milionë euro.

-Advertisement-

Liverpooli është duke insistuar që ta mbajë në “Anfield” asin brazilian, por sipas “Mundo Deportivos”, nëse dështon ky plan, atëherë do të tentojë të përfitojë nga shitja e 25 vjeçarit.

E përditshmja katalunase raporton se Liverpooli do të kërkojë nga Barcelona mesfushorin portugez, Andre Gomes plus para për Coutinhon, derisa tashmë ka refuzuar 70 milionë euro nga klubi spanjoll.

Valverde nuk dëshiron të humbasë Gomesin, por nëse do t’i kryente punë në transferimin e Coutinhos, është i gatshëm të heqë dorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera