“Nëse Kushtetuesja vendos ta kthejë procesin në zero, Vjosa Osmani nuk do të duhej ta rikandidonte për presidente”
Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 18 April 2023
Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nëse Gjykata Kushtetuese vendos në të mirë të ish-deputetit Veton Berisha për çështjen e ulëses së deputetit të minoriteteve dhe në këtë rast procesi për zgjedhjen e presidentit do të kthehej në pikën zero, atëherë Vjosa Osmani nuk do të kishte të drejtë etiko-morale të rikandidonte për postin e presidentes.
“Nëse Gjykata Kushtetuese, do të marrë një vendim kështu ose ashtu. Presidentja duhet të veprojë. Çështja e dorëheqjes nuk është me Kushtetutë, por kemi raste kur presidentët janë shkarkuar”, tha ai.
“Kemi një sistem ku presidenti zgjidhet nga Kuvendi e jo direkt nga populli. Mund të ketë zgjedhje në një opsion kur presidentja të shkarkohet ose të dorëhiqet. Moralisht dhe proceduralisht do të ishte jashtë kontekstit që të kthehet përsëri. Pas një dorëheqje morale ose shkarkimi të kthehet përsëri si kandidate. Ky koalicion mund ta ketë një kandidat tjetër”, shtoi Baraliu.
Gjithsesi ai thotë se në politikën kosovare gjithçka është e mundur dhe në këtë rast nuk mund të thotë decidivisht se çfarë mund të ndodhë.
“Në aspektin etiko-moral, nëse dikush shkarkohet ose dorëhiqet, atëherë nuk mund të kthehet aty. Por në politikën tonë, që për pushtet më shumë vrajnë mendjen dhe vrapojnë, atëherë është e mundur të ndodhë gjithçka. Por unë mendoj se një gjë e tillë riktihmi në gjendjen fillestare do të duhej të mos ndodhte”, përfundoi ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...