“Nëse Kurti themelon Asociacionin, arrihet marrëveshja me Serbinë”
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 22 February 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje me Serbinë brenda këtij viti.
Ai në prag të takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me 27 shkurt në Bruksel, ka thënë se nuk do të diskutohet Asociacioni dhe se nuk mund të merren parasysh interesat e njërës palë.
Lidhur me arritjen e një marrëveshje brenda këtij viti, ish deputetja e VV-së dhe tani zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, thotë se marrëveshja mund të arrihet nëse ka vullnet në mes të dy palëve.
“Arritja e marrëveshjes apo marrëveshjeve (nëse bëhen për çështje të caktuara si ajo për targat) mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e vullnetit të të dyja palëve, kështu që nëse Kryeministri Kurti ka vullnet për ta bërë këtë, kjo padyshim që është e mundur”, thotë ajo.
Pantina thekson se për arritjen e marrëveshjes kërkohet themelimi i Asociacionit dhe nëse Kurti e themelon atë, gjasat për marrëveshje janë reale.
“Ne e dimë se çfarë kërkohet nga Kosova për arritjen e marrëveshjes me Serbinë e që është themelimi i Asociacionit. Nëse Kurti e themelon Asociacionin atëherë gjasat për arritjen e marrëveshjes janë reale”, vlerëson ajo për Gazeta Blic.
Sa i përket takimit të 27 shkurtit, ajo mendon se do të ketë një dakordim mbi detajet e marrëveshjes, teksa shton se Kurti dhe Vuçiçi flasin me dy gjuhë, e që të dy kanë dhënë sinjale se do ta nënshkruajnë marrëveshjen por që duan të gjejnë arsyetime për ta ruajtur mbështetjen e votuesve.
“Unë nuk besoj se marrëveshja do të arrihet në takimin e 27 shkurtit, por besoj se do të kemi një dakordim e mbi të cilin do të hartohen detajet e marrëveshjes. Edhe Kurti edhe Vuçiçi flasin me dy gjuhë, pra tjetër gjë deklarojnë në mediat e tyre lokale, e tjetër gjë para atyre ndërkombëtarëve, por e rëndësishme është se çfarë deklarojnë para ndërmjetësve, e në këtë rast të dy kanë dhënë sinjale se do ta nënshkruajnë marrëveshjen. Ata thjesht janë në kërkim të arsyetimeve për të ruajtur mbështetjen e votuesve të tyre”, deklaron Shqipe Pantina.
Të tjera
-
Kosovarët, më të varfrit në rajon e Europë
Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon ...
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...