Nëse Krasniqi bëhet deputet, rrezikon të humbë mandatin
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 22 June 2017
Gjatë ditës së djeshme Indeksonline ka arritur që të sigurojë listën jo zyrtare me emra të 31 kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Ndër ta është edhe kandidati Frashër Krasniqi, i cili është i dyshuar për sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës dhe i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpiak që një kohë të gjatë.
I kontaktuar nga Indeksonline, avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka bërë të ditur se në rast që klientit të tij nuk i hiqet masa e arrestit shtëpiak prej gjashtë muajve të parë të legjislaturës, atëherë ai duhet të zëvendësohet nga ndonjëri prej kandidatëve tjerë që është në radhë për tu bërë deputet.
“Në rast që Krasniqi, supozojmë që ka fituar mandatin e deputetit, sa i përket statusit të tij në lëndë asgjë nuk ndryshon përveçse nëse ai do të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës që shpresoj që të jetë e vërtetë, atëherë do të duhet që faktikisht masa e arrestit shtëpiak në të cilën është ai, të mos zgjasë më tepër se gjashtë muaj sepse në atë rast humbet statusin e tij”, ka thënë Gashi.
Gjithashtu ai shpreson që masa e arrestit shtëpiak do t’i hiqet, por jo për shkak të emërimit si deputet, por ajo do të duhej të hiqej sepse nuk ka asnjë arsye dhe nuk ka pas asnjëherë që ai të jetë i ndaluar panevojshëm.
“Po bëhen afro 1 vit që nga vendosja e arrestit shtëpiak e që nga momenti kur shtëpinë ia kanë shndërruar në burg”, ka shtuar Gashi duke shtuar se ekziston edhe një mundësi që Gjykata gjithnjë t’i lejojë Krasniqit pjesëmarrje në disa prej punëve të Kuvendit, shembull janë takimet e Grupeve Parlamentare apo diçka e ngjashme./Indeksonline/
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...