Shëndetësi

Nëse konsumoni shumë karrota, diçka e çuditshme ndodh në trupin tuaj

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 21 January 2019

Nëse hani shumë karrota, lëkura juaj mund të marrë ngjyrë portokalli!!!

Në këtë përfundim ka dalë Universiteti i Kalifornisë Santa Barbara, që thotë se ky fenomen quhet karotenemia.

Ngjyrosja e lëkurës ndodh më shumë në pëllëmbën e dorës dhe në shputën e këmbës. Që të ndodhë kjo, duhet të hani shumë karrota gjatë ditës.

-Advertisement-

Në fakt, te bebet vihet re më shumë karotenemia, sidomos kur nisin të hanë ushqim të vërtetë dhe karrotat janë ushqimi klasik i bebeve.

Është e vështirë që ndryshimi i ngjyrës së lëkurës të ndodhë tek të rriturit, pasi beta-karoteni i karrotave shndërrohet në vitaminë A në organizëm, por, nëse ndodh që të ktheheni në portokalli, mjafton që të ulni konsumin e karrotës dhe gjithçka do të jetë si më parë.

Gjithsesi, mos hiqni dorë nga karrotat pasi janë të mira për sytë, lëkurën dhe flokët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera