Shëndetësi

Nëse keni pika të tilla në lëkurë, duhet ta lexoni këtë

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 05 November 2018

Milia, e njohur ndryshe si “pikat e qumështit”, është një sëmundje e lëkurës që shpesh ngatërrohet me pikat dhjamore dhe mund të prekë si bebet ashtu edhe të rriturit.

Milia është një lloj kisti i lëkurës, i mbushur me një proteinë të njohur si keratinë dhe shfaqet në formën e pikave të bardha të vogla në fytyrë.

Këto pika shfaqen kryesisht rreth syve, hundës dhe gojës.

-Advertisement-

Por teksa tek fëmijët largohet më shpejt, tek të rriturit mund të jetë disi më e vështirë për t’i hequr.

Dy janë shkaqet kryesore se përse njerëzit zhvillojnë pika të qumështit.

Njëra, më e zakonshme tek fëmijët, ndodh pasi gjendrat e tyre të djersës nuk janë të zhvilluara sa duhet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera