Rozë

“Nëse ka radhën i lan dhe enët”, Vera Ora flet për marrëdhënien me Ritën

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 07 September 2022

Mes të qeshurash, Vera Ora tregoi për marrëdhënien me të bijën.

Në momentin që hyn në shtëpi nuk është më ylli ndërkombëtar Rita Ora, por nëse ka radhën do lajë enët, do pastrojë tualetin dhe do bëjë gjithçka që i kërkohet.

“Bëj shaka, mirëpo Rita është shumë e kuptueshme dhe më duket se ajo e gëzon atë thjeshtësinë që i sjell familja sepse i duket më normale ajo sesa atë që e ka punë,” – u shpreh Vera Ora, në një intervistë për “SOT” në Euronews Albania

-Advertisement-

E çfarë i thotë e ëma Ritës? Ajo rrëfeu se vazhdimisht i kujton se të gjithë janë të mirë në punën që bëjnë, thjesht ajo këndon dhe e ka më interaktive marrëdhënien e punës me publikun.

E si përgjigjet ylli ndërkombëtar?

“Po mami e di,” – rrëfeu Vera Ora.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera