Rajoni dhe Bota

Nëse ju pickon gjarpri në Shqipëri…rrezikoni vdekjen!

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 20 July 2017

Emisioni BOOM denoncoi mbrëmjen e sotme mungesën e serumit antiviper në treg.

Bëhet fjalë për antibiotikun që injektohet në rastet e pickimit të gjarprit, risk ndaj të cilit janë të ekspozuar kryesisht banorët që jetojnë në periferi të Tiranës ku dominojnë shtëpitë private.

Gazetarët e BOOM udhëtuan drejt Farkës së Madhe dhe Farkës së Vogël.

-Advertisement-

Në qendrat shëndetësore të tyre të cilat bashkë me Lundrën dhe Çollakun kanë një administrim ka mungesa të serumit.

Edhe një që mbante ambulanca e Farkës së Madhe i kishte kaluar data e skadencës prej një viti, do të thotë që nuk është efektiv.

Mjekët e pyetur rreth kësaj çeshtje thonë se medikamenti kushton dhe nuk kanë buxhet.
Por nga ana tjetër duket se ky serum nuk mund të gjendet as privatisht, pasi mungon dhe në farmaci.

Edhe pse pickimi nga gjarpri kërkon një trajtim urgjent për shkak se helmimi mund të rrezikojë dhe jetën e pacientit, banorët në periferi u duhet të udhëtojnë drejt QSUT.

Jo vetëm distanca deri në Tiranë por edhe peripecitë që kalon si pasojë e mungesës së informacionit nga një Departament në tjetrin, mund të jenë fatale për pacientin.

Gazetares së BOOM nga mjeku në Farkë të Vogël iu referua Infektivi, Infektivi referon Toksikologjinë, Toksikologjia referon Urgjencën.

Përfundimisht të gjithë ju që do të keni këtë problem, drejtohuni menjëherë tek Urgjenca në QSUT për ndihmën e parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera