Lajme

Nëse i keni këto simptoma mund të jeni të prekur nga sëmundja e Hiperprolaktinemisë

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 13 June 2022

Hiperprolaktinemia një nga sëmundjet e cila po shkakton probleme mjaftë serioze tek dy gjinitë shkruan Gazeta inFokus.

Endokrinologu Elton Bahtiri, për emision Dokor Plus me Anita Ahmeti ka treguar se cilat janë simptomat e para që paraqiten tek gjinia femërore.

“Tek femrat ndër manifestimet kryesore në rast të ngritjeve të lehta është prekja e libidos ose epshit seksual por kur kemi ngritje më të lartë preken edhe ciklet menstruale fillimisht janë të çrregullta të tipit të cikleve më të larta si oligoronome që i themi ne por nëse kemi nivele akoma më të larta të prolaktines ato mund të mungojnë fare si cikli do te kemi amenore”, ka thënë Bahtiri.

-Advertisement-

Ai gjithashtu i ka përmendur edhe simptomat e para që paraqiten tek meshkujt.
“Tek meshkujt mese shumti kemi, ku veç shfaqet Prolaktinemia prekjen e epshit seksual edhe ndonjëherë kemi në termin mjekësorë ginekomasti zmadhim te njërit ose te dy gjokseve pamje ose përmasa te gjoksi te femrës”, shtoi Endokrinologu Bahtiri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera