Nëse hani djathë në mëngjes/ Zbuloni çfarë i ndodh organizmit
Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 12 April 2021
Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme. Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka. Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij?
Duke qenë se është një produkt që konsumohet gjërë, nuk është menduar gjatë se në cilin vakt djathi ka potencialin e tij më të madh. Sipas të dhënave të mbledhura nga AgroWeb.org, mëngjesi është vakti më i përshtatshëm ku trupi ynë përfiton më shumë nga vlerat e djathit të bardhë. Më poshtë gjeni të listuar gjashtë arsyet përse djathi i bardhë duhet të konsumohet në mëngjes.
Është shumë i thjesht për t’u tretur
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, djathi i bardhë është produkti i bulmetit që organizmi ynë e tret më lehtë. Falë strukturës së tij, enzimat e stomakut arrijnë ta shpërbëjnë shumë shpej dhe në të njëjtën kohë lehtësohet dhe përthihtja e mineraleve që ai përmban. Një vlerë tjetër është se duke qenë se ka veti anti inflamatore, ai ndihmon shumë tretjen e të gjithë personave që janë intolerantë ndaj produkteve të bulmetit.
Ka përqindjen më të ulët të yndyrës
Djathi i bardhë ka 21 gramë yndyrë për çdo 100 gramë, duke e çuar këtë produkt në shkallën më të lartë të klasifikimit të ushqimeve mirëbërëse. Nëse ky djathë konsumohet në mëngjes nga personat që kanë probleme me kolesterolin, ai ndihmon ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të përthithjes së yndyrës edhe gjatë ditës.
Një burim i mirë i proteinës
Përveç sasisë së konsiderueshme të kalciumit, djathi i bardhë përmban edhe proteina. Të gjithë ekspertët dhe mjekët këshillojnë këdo, që mëngjesin ta pasurojnë me sa më shumë proteina. Nga njëra anë ato i japin organizmit tonë më shumë energji gjatë ditës, dhe nga an tjetër janë jetësore për shëndetin e muskujve.
Plot me vitamina
Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori. Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja. Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira. Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë. Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit. Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit. Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.
Një probiotik fantastik
Djathi i bardhë është produkti ideal për shëndetin e aparatit tretës. Ai përmban një numër të lartë probiotikësh, të cilët ndikojnë në përmirësimin e funksioneve të stomakut por jo vetëm.
Ndihmon në shëndetin e kockave
Duke qenë se djathi i bardhë prodhohet nga qumështi i lopës, deles apo dhisë, është burimi më i mirë i kalciumit dhe kaliumit. Nëse ai konsumohet në mëngjes, trupi përfiton nivelet e duhura të këtyre mineraleve./AgroWeb
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thÃkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për krÃme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...