“Nëse grabiste Messin do e bënin ministër”, AS zbulon vjedhjet e tjera të Prodanit
Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 13 May 2022
Mediet spanjolle kanë nxjerrë fakte të reja në lidhje me Alfred Prodanin. 41-vjeçari u arrestua pak ditë më parë nga policia shqiptare me akuzën se ka vjedhur shtëpinë e Karim Benzema, kapitenit të Real Madrid.
Sulmuesi francez u bë viktimë e sulmit më 27 shkurt 2019, teksa luante një El Clasico kundër Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Benzema u lajmërua menjëherë pas ndeshjes se në shtëpinë e tij kishte ndodhur një grabitje e dhunshme. Autoritetet pretendojnë se pas kësaj ngjarjeje qëndron Prodani, i cili mbante postin e drejtorit të ujësjellësit në Kurbin.
“Arrestohet zyrtari i lartë i qeverisë shqiptare për grabitjen e shtëpisë së Benzema“, shkruan iberikja AS, teksa raporton se Prodani akuzohet se ka grabitur me dhunë edhe mbi 40 shtëpi të tjera në tokën spanjolle prej vitit 2013.
41-vjeçari u arrestua në qytetin e Laçit nga policia në një operacion të koordinuar nga Interpoli pas një hetimi nga një gjykatë në A Coruna, dhe tani pritet të ekstradohet në Spanjë, sipas marrëveshjes që arritën kohë më parë kryeministrat Edi Rama dhe Pedro Sanchez.
Prodani mund të ekstradohet në Spanjë për t’u gjykuar së bashku me pjesën tjetër të bashkëpunëtorëve të tij të dyshuar. Mes tyre është edhe një biznesmen i njohur shqiptar emri i të cilit për momentin nuk bëhet i ditur. Shtypi vendas detajon vetëm se ai është 37 vjeç dhe ka disa kompani të rëndësishme.
“Ai i vjedh shtëpinë Benzemasë dhe e emërojnë drejtor. Nëse ia del të grabisë Leo Messin, e bëjnë menjëherë ministër”, komentoi plot ironi Kreshnik Spahiu, kryetari i partisë Aleanca Kuq e Zi.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...