“Nëse gjyqtarët serbë nuk kthehen në punë, të gjitha rastet kthehen në pikën zero”

Autori: Gazeta inFokus
08:41 | 10 November 2022
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se në rast se gjyqtarët serbë nuk kthehen në punë, të gjitha rastet kthehen në pikën zero.
“Nëse këta gjyqtarë nesër nuk kthehen në punë, ose nuk i kthehen sistemit, të gjitha ato lëndë, edhe nëse janë në fazën e fundit, do të thotë nëse është mbajtur shqyrtim gjyqësor për një vit apo dy vite dhe ka mbetur vetëm shpallja e vendimit, për shkak të ndërrimit të trupit gjykues, ato raste kthehen në pikën zero. Do të thotë krejt ajo që është punuar dy-tri vitet e fundit kthehet në pikën zero, rasti duhet të gjykohet nga fillimi”, tha Miftaraj të martën në “Tempus“.
Sipas tij, e njëjta pothuajse ndodh edhe në rastet civile dhe në ato të kundërvajtjes, e që te këto të fundit, Miftaraj thotë se parashkruhen brenda një viti.
“Kështu që nëse i kemi mbi 5-10 mijë raste të kundërvajtjeve, nëse për një vit nuk kthehen gjyqtarët, të gjitha ato raste parashkruhen dhe shteti në në njëfarë mënyre nuk mund t’i trajtojë ato raste”, tha Miftaraj.
Ai deklaroi se qytetarët nuk do të mund t’i marrin shërbimet që shteti me Kushtetutë dhe ligj është i obliguar t’ua ofrojë.
“Kështu që sa është fajtor presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, institucionet tona, aq janë fajtorë BE-ja dhe partnerë ndërkombëtarë, që po e përsëris që nëse nuk ka në prapavijë një marrëveshje, barrën e marrin edhe të njëjtit për mosreagim në këto raste”, theksoi ai.

Të tjera
-
Nezir Kraki i mban krahun Kurtit: Termi “nomadë” nuk ishte ofendim, ne jemi aty për të bërë Kuvendin
Deputeti i Guxo-s, Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin...
-
Trump merr vendimin e fundit për Tik-Tokun
Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke zgjatur...
-
Çeku e shkruan postimin e parë si kandidat, flet për Prishtinë të gjelbër
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ...
-
Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputetët e PDK-së, jo për partinë e Emiliës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar dekl...
-
SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael
Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të nga...
-
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentua...
-
Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se L...
-
Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje
Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar një burrë, shtetas i Shqipërisë, ku ...
-
Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për një investim 650 mijë euro n...
-
Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027
(Radio Evropa e Lirë) – Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konf...
-
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndë...